Mossukseset e fundit të Kosovës kanë nxitur dyshimet për të ardhmen e përzgjedhësit Bernard Challandes.
Në gjashtë ndeshjet e fundit, Dardanët janë regjistruar pesë humbje dhe një barazim, ndërsa të mërkurën mbrëma luajnë kundër Greqisë në kuadër të Ligës së Kombeve.
Tashmë po qarkullojnë emra se kush mund ta zë vendin e strategut zviceran në këtë periudhë krize dhe një prej tyre është edhe trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi.
Mirëpo, duke qenë krenar për këtë besim që i është dhënë nga opinioni futbolldashës, trajneri konsideron se në këtë moment të gjtihë duhet ta mbështesin skuadrën dhe përzgjedhësin Challandes.
“Të gjitha planet e mia janë të lidhura me FC Ballkanin. Ndihem i nderuar nga opinioni futbolldashës që kanë besimin se unë do të isha i duhuri në këtë kohë krize ta udhëheq Kosovën”.
“Por, unë besoj se në këtë moment duhet të jemi të bashkuar dhe t’i përkrahim djelmoshat tanë dhe trajnerin aktual”.
“Forca Kosova. Forca Dardanet. Unë Biri Yt Kosovë”, është postimi i Munishit në rrjetet sociale. /Telegrafi/