Site icon Telegrafi

Ndërtuesit i ankohen Kelemdit për procedurat e zgjatura për leje dhe legalizim të objekteve

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Ndërtimtarëve dhe Ndërmarrjeve Prodhuese të Materialit Ndërtimor, kryesuar nga kryetari i saj, Brahim Selimaj.

Gjatë takimit është diskutuar për problemet me të cilat ballafaqohen ndërtuesit, me theks të veçantë në procedurat e tejzgjatura për sigurimin e lejes së ndërtimit, si dhe zvarritjen e procesit të legalizimit të ndërtimeve të reja nga ana e komunave.

Zëvendëskryeministri Kelmendi theksoi rëndësinë që ka ky sektor për ekonominë e vendit, meqenëse është njëri prej sektorëve që punëson shumë njerëz. Andaj, sipas tij, ndërtuesit duhet të jenë pjesë e planifikimeve dhe planeve urbanistike që bëhen nga komunat e Kosovës.

Gjithashtu, zëvendëskryeministri Kelmendi kërkoi nga ndërtuesit që të zbatohen standardet evropiane lidhur me sigurinë në ndërtim, dhe potencoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit të Qeverisë me këtë sektor, sidomos në luftimin e informalitetit. /Telegrafi/

Exit mobile version