Site icon Telegrafi

I ndërtuar me dorë dhe i izoluar me lesh deleje – ky është hangari luksoz i David Cameron (Foto)

Pas dorëheqjes nga posti i kryeministrit, David Cameron është tërhequr nga jeta politike e vendit.

Ish kryeministri britanik është duke kaluar kohën e lirë në një hangar luksoz, të cilin e ka blerë për 25 mijë pound dhe e ka vendosur në kopshtin e vilës së tij.

Ky hangar është ndërtuar me dorë, i ndriçuar mirë, me brava klasike bakeliti dhe i izoluar me lesh deleje.

Në brendësi të tij është një tavolinë pune, një shtrat dhe një divan pranë një sobe me dru.

“Kemi një debat të madh për këtë hangar, sepse unë dua ta përdor si dhomë për të shkruar, ndërsa djali im dëshiron ta përdorë si dhomë gjumi alternative”, thotë Cameron, për hangarin që rri mjaft bukur në kopshtin e vilës së tij.

Exit mobile version