Site icon Telegrafi

Ndërton tunelin me daltë e çekan

Ai nuk ka bërë gjë tjetër, pos që ka lëvizur “një mal të tërë” që i kishte penguar – respektivisht ka hapur një tunel në bjeshkët para shtëpisë së tij.

“Për shkak të bjeshkës nuk kam mundur të parkoja kamionin në afërsi të shtëpisë sime”, ka thënë Das, i cili jeton në Gaya, në shtetin Bihar të Indisë.

Das, siç transmeton Reuters, e ka ndërmarrë këtë hap, pasi frikohej se hajnat do të mund t’ia vidhnin kamionin. “Më duhej të lija shumë larg kamionin, andaj më është dashur të ndërmerrja diçka”, a shpjeguar ai.

Dhe, pasi pushteti lokal nuk i kishte ofruar asnjë lloj ndihme, ai kishte vendosur të ndërmerrte vetë diçka – e ajo ishte hapja e tunelit.

Tash edhe fshatarët të tjeë e shfrytëzojnë tunelin e gjerë 4.5 metra, të cilin e ka hapur Das, dhe e falënderojnë atë për përkushtimin që e ka pasur. /Telegrafi/

Exit mobile version