Site icon Telegrafi

Ndërton kështjellë akulli për t’i propozuar martesë

Ryan Knoted tha se ai dëshiroi t’i propozoj martesë Christi Lombardos në një mënyrë të atillë që ajo do ta mbajë mend përjetë. Duke përdorur blloqet e akullit, ai ndërtoi një dhomë, një pallat një katesh të rrethuar me akuj që vareshin nga kulmi në paralargjen Parma të Clevlandit, ku edhe jeton.

Brenda kështjellës, Knotek ndezi qirinj, shpërndau petale trëndafilash të kuq – dhe një aparat të vogël ngrohje për ta bërë sado pak atmosferën më të ngrohtë.

Kjo atmosferë në të vërtetë ngrohu zemrën e Lombardos sapo arriti tek i dashuri: Ajo menjëherë tha Po. /Telegrafi/
 

Exit mobile version