Telegrafi

Ndërton “aeroplanin” në oborrin e shtëpisë (Foto)

Një ish-pilot profesionist ka shpenzuar më tepër se 100 mijë euro dhe 5 vite për të ndërtuar 3 simulatorë fluturimesh në oborrin e shtëpisë së tij.

53-vjeçari Kenneth Mockford, ka kaluar kohën  tij të lirë për të ndërtuar simulues fluturimesh për dy Boeing 737 dhe një helikopter Lynx në shtëpinë e tij në Cambridgeshire, transmeton tch.

Por përveçse pasionit, duket se 53-vjeçari ka filluar që të shikojë edhe përfitime nga ky projekt, pasi janë të shumtë edhe pilotët në trajnim që praktikohen me simulatorët e Mockford.