Vizitorët e ishullit Conrad Maldives Rangali së shpejti do ta kenë rastin të flenë me peshq, edhe pse kjo mund t’ju tingëllojë disi e pabesueshme.
Kjo do të ndodh falë teknologjisë së avancuar, ku resorti turistik pritet t’i hapë dyert për mysafirët në vilën e parë në botë të ndërtuar nën det, transmeton Telegrafi.
Vila do t’i ketë dy dhoma gjumi në pesë metra thellësi të detit, ku nuk mungon as tualeti e mobilet e shtrenjta.
Ndërtimi i kësaj vile të njohur me emrin Muraka ka kushtuar hiq më pak se 15 milionë dollarë, dhe mysafirët do të kenë rastin të shijojnë bukuritë nënujore të Oqeanit Indian.
Vila është dizajnuar nga kompania Crown e cila është e specializuar në prodhimin e akuariumeve të mëdhenj, brenda të cilit mund të vendosen orendi dhe gjësende tjera. /Telegrafi/