Grupi Avokues i Fëmijëve “Hëna” përmes një programi ka arritur që ta ndërtoj një tualet të qasshëm për fëmijët me nevoja të veçanta në shkollën fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë.
Kështu kanë bërë të ditur përmes një njoftimi, shoqata HANDIKOS, pjesë e së cilës është edhe Grupi Avokues i Fëmijëve “Hëna”.
Në këtë shkollë sipas njoftimit të HANDIKOS, ndjekin mësimin 37 nxënës me nevoja të veçanta.
Ndërsa ideja e një tualeti të tillë ka rrjedhur nga kontaktet she diskutimet me këta fëmijë.
“Ideja e këtij intervenimi ka rrjedhur nga kontaktet dhe diskutimet me fëmijët me aftësi të kufizuara dhe përshtatja e një toaleti të tillë ishte më se e nevojshme në këtë shkollë të kryeqytetit, pasi aty aktualisht ndjekin mësimin 37 nxënës me aftësi të kufizuara. Qasja është e obligueshme për çdo objekt apo institucion publik dhe shembulli më i mirë është nëse gjithë përfshirja nis nga shkollat. Prandaj qasshmëri fizike duhet të ofrojnë të gjitha institucionet arsimore në Kosovë, sepse vetëm në këtë mënyrë fëmijët do të ndihen të barabartë në shoqëri”, thuhet në njoftimin e HANDIKOS.
Njoftimi i plotë:
Falë Grupit Avokues të Fëmijëve ‘’Hëna’’ ndërtohet një toalet i qasshëm në shkollën ‘’Ismail Qemali’’
Grupi Avokues i Fëmijëve ‘Hëna’ – HANDIKOS, ka arritur që përmes programit “UPSHIFT” të përkrahur nga UNICEF në partneritet me PEN, të ndërtojë një toalet të qasshëm në shkollën fillore ‘’Ismail Qemali’’ në Prishtinë.
Ideja e këtij intervenimi ka rrjedhur nga kontaktet dhe diskutimet me fëmijët me aftësi të kufizuara dhe përshtatja e një toaleti të tillë ishte më se e nevojshme në këtë shkollë të kryeqytetit, pasi aty aktualisht ndjekin mësimin 37 nxënës me aftësi të kufizuara.
Qasja është e obligueshme për çdo objekt apo institucion publik dhe shembulli më i mirë është nëse gjithë përfshirja nis nga shkollat.
Prandaj qasshmëri fizike duhet të ofrojnë të gjitha institucionet arsimore në Kosovë, sepse vetëm në këtë mënyrë fëmijët do të ndihen të barabartë në shoqëri.
HANDIKOS do të vazhdojë fuqishëm të avokojë dhe lobojë në përmirësimin e qasjes në Kosovë, e cila rregullohet me Udhëzim Administrativ 30/2007, por që nuk po gjen ende zbatim të plotë tek ne.