Telegrafi

Ndërtohet shkolla në shpellë

Që prej themelimit të saj, shkolla është zgjeruar nga një klasë në tetë, duke pasur tani tetë arsimtarë dhe 186 nxënës, raporton Sohu News.

"Nxënësit janë shumë të etur për dije, ndërsa nxënësi që jeton më së largu duhet të ecë gjashtë orë në ditë", ka thënë drejtori i shkollës.

Shkolla është si çdo shkollë tjetër normale, me klasa, por shumica e ndërtesave nuk kanë kulme “sepse nuk nevojiten”, ka shtuar drejtori.