Site icon Telegrafi

Ndërtimtaria, sektori me shkeljet më të mëdha të të drejtave të punëtorëve (Video)

Në sektorin e ndërtimtarisë po bëhen shkeljet më të mëdha të Ligjit të punës. Shumë punëtorë të këtij sektori, nuk kanë as kontrata pune, raporton KTV.

Sipas statistikave të Inspektoratit të Punës, vetëm gjatë këtyre gjashtë muajve të fundit, 700 punëtorë janë identifikuar pa kontrata pune. Përveç kësaj punëtorët e sektorit të ndërtimtarisë vazhdimisht janë të rrezikuar për shkak të kushteve të punës dhe për shkak të mosbartjes së veshjeve adekuate.

Sipas Inspektoratit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, për këtë çështje u janë vënë edhe gjoba punëdhënësve, por përgjegjësinë e mbajnë edhe vetë punëtorët të cilët nuk i përdorin pajisjet e sigurisë.

Të drejtat e punëtorëve po shkelen edhe në sektorët e tjerë, kryesisht hoteleri dhe markete të vogla që mbajnë punëtorë pa kontrata pune.

Exit mobile version