Site icon Telegrafi

Ndërtimtarët në të ardhmen presin më tepër kontrata pune

Ndërtimtarët e Maqedonisë janë optimistë për zhvillimin e mëtejmë të sektorit ndërtimor në vend. Sipas vlerësimeve të subjekteve afariste nga sfera e ndërtimtarisë, treguesi i besueshmërisë në tremujorin e parë është rritur për 0.8 për qind krahasuar me tremujorin paraprak, ndërsa është shënuar për 1.6 për qind krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit 2015. Pritjet për porositë e përgjithshme për punë ndërtimore janë më të volitshme, si dhe pritjet për numrin e të punësuarve në tre muajt e ardhshëm, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Vlerësimet për gjendjen ekonomike në tremujorin e parë të vitit 2016 janë më të volitshme krahasuar me tremujorin e kaluar, ndërsa janë më të volitshme edhe në krahasim me periudhën janar-mars të vitit 2015. Vlerësimi për gjendjen financiare dhe vlerësimi për gjendjen aktuale të marrëveshjeve të subjekteve tyre afariste janë më të volitshme krahasuar me tremujorin e kaluar. Në periudhën në vijim pritet që çmimet e shitjes të rriten, ndërsa gjendja e numrit dhe cilësisë së mekanizimit dhe pajisjeve në tremujorin e parë të vitit 2016 janë mbi normalen./Telegrafi/

Exit mobile version