Site icon Telegrafi

Ndërtimi i Spitalit të Prishtinës, Rama thotë se do të nis vitin e ardhshëm

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka zhvilluar një takim me Ministrin e Shëndetësisë Rifat Latifi, me ç’rast biseduan për ndërtimin e Spitalit të Prishtinës.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama ka njoftuar se punimet për ndërtimin e spitalit do të fillojnë gjatë vitit 2023.

“Bashkë me Drejtorin e Shëndetësisë, z. Izet Sadiku dhe me bashkëpunëtorë, u takuam me Ministrin e Shëndetësisë, z. Rifat Latifi, me të cilin diskutuam për ndërtimin e Spitalit të Prishtinës dhe bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë sekondare. Punimet për Spitalin e Prishtinës janë duke ecur sipas planit dhe presim që ndërtimi të fillojë gjatë vitit 2023”, ka shkruar Rama në Facebook./Telegrafi/

Exit mobile version