Site icon Telegrafi

Ndërtimi i skuadrës hap pas hapi, Newcastle vë nën shënjestër sekretarin teknik të Barcelonës

Ramon Planes e ka informuar tashmë Barcelonën për qëllimin e tij për t’u larguar nga posti i sekretarit teknik të klubit pavarësisht se kontrata e tij skadon në një vit e gjysmë.

Të dy palët do të takohen në ditët e ardhshme për të arritur një marrëveshje për përfundimin e marrëveshjes së tij dhe Newcastle United mund të jetë i interesuar për të marrë shërbimet e tij.

Planes është ndër kërkuesit për t’u bërë sekretari i ri teknik i Magpies dhe klubi i Ligës Premier tashmë ka kontaktuar me spanjollin.

Ai do të largohet nga Barcelona pas tre vitesh e gjysmë si drejtor i klubit, kështu që trajnerit të ri të Blaugranas, Xavi Hernandez, do t’i jepet fuqia për të kontrolluar më shumë sesa thjesht strukturën sportive të ekipit të parë.

Ndërkohë, plani i Planes është të provojë fatin jashtë vendit dhe nuk po mendon të kthehet në Espanyol, pavarësisht zërave për një lëvizje të mundshme te Periquitos. /Telegrafi/

Exit mobile version