Shoqata e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit e Kosovës njoftoi të enjten nisjen e fazës së fundit të punimeve për TechPark Prishtina.
Në lidhje me këtë njoftim ka reaguar ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
“Prishtina Tech Park do jetë shtëpi për kompanitë e sektorit të TIK-ut, nxitjen e sinergjisë, dhe bashkëpunimin i cili nevojitet për aftësimin e Kosovës për zbatimin e projekteve të mëdha dhe komplekse”, ka shkruar ajo në Twitter.
By the end of the year, Prishtina Tech Park will provide a home to ICT sector companies, fostering synergies & cooperation that are so needed to enable our small 🇽🇰 to implement increasingly large and complex projects. https://t.co/9laGoTT19l
— Artane Rizvanolli (@Artane_R) June 2, 2022
Siç ishte thënë, Parku Teknologjik synon të sjellë frymë zhvillimi për të gjithë ato ide që sjellin risi.
Ky projekt i zbatuar nga Shoqata për TIK të Kosovës (STIKK) ka për qëllim që t’i ndihmojë bizneset e vogla dhe të mesme si dhe bizneseve Startup, duke u ofruar hapësirë, shërbime profesionale, infrastrukturë moderne dhe promovim adekuat.
📢 We are happy to announce that the works for the construction of TechPark Prishtina have resumed, thus entering the project in its final phase.
✍️ @EconomyRks signed this week the contract with the contractor for the completion of the third phase of works… pic.twitter.com/RMr1AsJeX0— STIKK (@STIKK_KS) June 2, 2022
Në të njëjtën kohë, TechPark do të ofrojë lidhje dhe sinergji në mes të tregjeve lokale dhe ndërkombëtare, universiteteve si dhe institucioneve tjera mbështetëse.
“Me kënaqësi ju njoftojmë se kanë rifilluar punimet për ndërtimin e TechPark Prishtina, duke hyrë kështu në fazën përfundimtare të projektit. Ministria e ekonomisë këtë javë nënshkroi kontratën me kontraktorin për përfundimin e fazës së tretë të punimeve”, ka bërë të ditur STIKK.
Lidhur me këtë ka shkruar edhe nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu.
Më në fund! Shumë vite të humbura. TechPark Prishtina duhet të përfundohet sa më shpejtë, tepër shumë mundësi për aktivitete e bashkëpunim. 🚀 https://t.co/EcC1p8UOlQ
— Donjeta Sahatçiu (@DonjetaSahatciu) June 2, 2022
“Më në fund! Shumë vite të humbura. TechPark Prishtina duhet të përfundohet sa më shpejtë, tepër shumë mundësi për aktivitete e bashkëpunim“, ka shkruar ajo në Twitter. /Telegrafi/