Telegrafi

Ndërtimi i një super-jahti: 15 imazhe që e tregojnë se si punohet një lundër luksoze (Foto)

Janë shpërndarë imazhet e mahnitshme, që tregojnë ekspertët teksa e ndërtojnë një super-jaht, në një punëtori të Holandës.

Fotografitë janë shkrepur në kantierin detar Heesen Yachts në Oss, ku ekipi që është fitues i disa çmimeve, po kryen punë të palodhshme për lundrën e fundit luksoze, Project Aster, transmeton Telegrafi.

Për momentin, po i kryhen punët fillestare, siç është shtresimi i sipërfaqes nga alumini për ta bërë të njëjtë dhe lëmuar në të gjitha anët, për ta përfunduar më pas me ngjyrë të bardhë.

Jahti gjigant me 50 metra gjatësi, që ofron 500 metra katrorë, ofron hapësirë të bollshme për 12 mysafirë, të cilëve iu shërben stafi prej nëntë anëtarësh. E pajisur me motorin me naftë MTU 16V 4000, anija është e fuqishme që të lëvizë me 3,100 milje nautike.

Project Aster do të ketë edhe interier luksoz, të ideuar nga dizajneri italian Cristiano Gatto, teksa gjithçka do të vihet në jetë nga dizajnerët e Heesen Yachts Interiors.

Struktura e zgjuar, mundëson që në jaht të jenë pesë suita dhe një sallë e madhe për pritje, me pamje nga kuverta kryesore. Të interesuarit për Project Aster mund ta porosisin që tani, por do t’ju arrijë në qershor të vitit që vjen. /Telegrafi/