Telegrafi

Ndërtimi i linjës Kosovë-Shqipëri, 6 ditë pa rrymë fshati Gllobar

Për shkak të ndërtimit të linjës interkonektive Kosovë-Shqipëri, nga data 13 prill deri më 18 prill, thuajse tërë ditën do të mbesin pa energji elektrike fshati Gllobar i Drenasit.

Sipas KOSTT, për gjatë ditë duke filluar nga ora 08:00-12:00, si dhe nga ora 14:00-18:00 do të shkyçet linja LP 10 kV Drenas-Gllobar.

“Shkyçjet janë të domosdoshme për të mundësuar montimin e përçuesve në segmentin e dyte të linjës interkonektive 400 kV Kosovë-Shqipëri. Gjatë kohës së lartcekur institucionet/qytetarët që furnizohen nga LP 10 kV Drenas- Gllobar do të mbesin pa furnizim me energji elektrike”, thuhet në njoftimin e KOSTT./Telegrafi/