Telegrafi

Ndërtimi i autostradës shtrenjton naftën në Mali të Zi

Pas rënies së vazhdueshme të çmimeve të naftës në tregun botëror në muajt e fundit, nga sot një litër benzinë dhe naftë në Mal të Zi janë shumë më shtrenjtë.

Të gjitha llojet e karburanteve nga sot në Mal të Zi janë më të shtrenjtë për shtatë cent për litër, si rezultat i vendimit të qeverisë që në çmimin e karburanteve të përfshijë kompensimin për ndërtimin e autostradës Tivar – Boljare dhe financimin e sportit, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas rënies së vazhdueshme të çmimeve të naftës në tregun botëror në muajt e fundit, nga sot një litër benzinë dhe naftë në Mal të Zi janë shumë më shtrenjtë.

Qeveria e Malit të Zi ka vendosur të financojë ndërtimin e autostradës Tivar – Boljare dhe financimin e sportit profesional në Mal të Zi, duke rritur çmimet e produkteve të naftës me shtatë cent. Vendimi i Qeverisë ka hyrë në fuqi në mesnatë, kështu që një litër eurosuper 98 tani kushton 1.31 euro, ndërsa çmimi i eurosuper 95 tani është 1.27 euro. Eurodizeli nga sot kushton 1.15 euro, vaj i karburantit me shumicë 1.11 euro, ndërsa nafta për ngrohje 83 cent.

“Tarifa për ndërtimin e autostradës dhe financimin e sportit prej shtatë cent për litër është pjesë integrale e llogaritjes, e cila rezultoi me rritjen e vlerës së lejueshme maksimale të produkteve të naftës të cilat janë përfshirë me Dekretin mbi çmimet maksimale të shitjes me pakicë të produkteve të naftës”, njoftoi Ministria e Ekonomisë së Malit të Zi. /Telegrafi/