Qeveria e Kosovës dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) do të nënshkruajnë sot marrëveshjen për hua për ndërtimin e autostradës Kijevë – Zahaq.
Marrëveshja do të nënshkruhet nga ministri i Financave Bedri Hamza dhe drejtoresha e BERZH-it për Transport Sue Barrett.
Kjo marrëveshje kap shumën prej gjithsej 71 milionë eurove. Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes bëhet në Ministrinë e Financave. /Telegrafi/