Site icon Telegrafi

Ndërtim pa leje, kallëzim penal kundër një personi nga Struga

Ngritet kallëzim penal kundër një personi nga Struga për shkak të ndërtimit pa leje në rrugën “Partizanska” në Strugë, njoftojnë nga MPB.

“Policia e Strugës ka ngritur kallëzim penal kundër N.D. (52) nga fshati Radolisht e Strugës për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale “ndërrtim pa leje” dhe “uzurpim të pronës”.

I paraqituri, në shkurt të 2021 në rrugën “Partizanska” në Strugë, pa miratim për ndërtim ka ndërtuar në pronën e shtetit të Republkës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në deklaratën e MPB-së.

Exit mobile version