Site icon Telegrafi

Ndërtesat e planifikuara për t’u prishur nuk shemben, por zhvendosen (Video)

Në Japoni ndërtesat e planifikuara për t’u prishur, në fakt nuk shemben, por zhvendosen.

Teknika e njohur si “Tecorep,” bën të mundur çmontimin e ndërtesave të larta, pa shkaktuar zhurmë dhe ndotje, apo shqetësim tek qytetarët.

Duke vendosur disa trarë, të cilët mbajnë pjesën e sipërme të ndërtesës, punëtorët punojnë për zhvendosjen e kateve të poshtme. Mbetjet kalohen nëpërmjet një tuneli vertikal, tek kati më poshtë, transmeton tema

Por, kjo metodë ka kosto shumë më të larta se sa shpërthimet e kontrolluara, ndonëse mundëson transformimin e qytetit në një mënyrë më të pranueshme, e më pak shqetësuese për banorët.

Exit mobile version