Një zjarr që filloi në një ndërtesë dymbëdhjetëkatëshe në Londër u vu shumë shpejt nën kontroll, gjithashtu pa asnjë të lënduar.
Një intervenim i shpejtë i zjarrfikësve, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ka parandaluar një tjetër ‘tragjedi të stilit Grenfell’.
Tymi u përhap në qiell pasi zjarri shpërtheu në një banesë në Grafton House, një nga dy blloqe banimi 22-katëshe në Mile End.
Gjashtë makina zjarrfikësish u thirrën nga zona pasi flakët dhe tymi ishin parë duke dalë nga ndërtesa. /Telegrafi/