int(1) Ndërtesa që ushqen banorët e saj - Telegrafi
Site icon Telegrafi

Ndërtesa që ushqen banorët e saj

Ndërtesa, e lartë 600 metra dhe 132 kate, do të ketë hapësira të veçanta për kultivimin e kafshëve dhe 28 bimëve të ndryshme. Ajo po ashtu do të ketë edhe banesa dhe zyre, ndërsa për punët agrare do të përkujdesën vetë banorët e saj.

Ngrohja për këtë ndërtesë do të sigurohet nga energjia solare, ndërsa verës do të ftohet nëpërmjet ajrosjes natyrale ose fotosintezës së botës bimore.

Kopshtet e kësaj ndërtese do të kenë mundësi të pastrojnë ujin e shirave, e cila do të përzihet më ujërat e zeza – ndërsa pas përpunimit organik ky ujë do të shfrytëzohet sërish për bujqësi.

Ky lloj i ndërtesave është paraparë si kundërpërgjigje për rritjen e vazhdueshme të numrit të banorëve në qytete. “Numri i banorëve në qytete, në periudhën 2009-2025, do të rritet nga 3.1 miliard në 5.5 miliardë njerëz“, ka shpjeguar Callebaut.

Exit mobile version