Site icon Telegrafi

Ndërtesa nga krueset e dhëmbëve

Në mesin e modeleve të Stanit janë Big Ben, Vatikani, Taj Mahal, ndërtesa e operës në Sydney dhe shumë tjera.

Ekspozita e tij në Sirakuza të shtetit të New Yorkut, përfshin edhe kishat e ndërtesat më të famshme në botë.

Artisti 38-vjeçar Stan thotë se që prej ditëve të tij shkollore ka adhuruar të bëj makete me kruese dhëmbësh, dhe se këtij hobi të pazakontë i është përkushtuar në vitin 2003 kur ishte mbetur pa punë.

Ekspozita e parë “Historia e rrokaqiejve”, ka përfshirë 50 makete, dhe i është shitur një muzeu në Spanjë.

Për krijimin e një ndërtesë nga krueset e dhëmbëve nevojiten nga një deri në gjashtë muaj, varësisht nga madhësia dhe kompleksiteti i modelit. 

Exit mobile version