Site icon Telegrafi

Ndërtesa i mori jetën 12 vjeçarit, nis procedimi penal për pronarin

Policia tha se “nisi procedimi penal për shtetasin Zef Vuksani, 60 vjeç, banues në lagjen 1 Maj, në Shkodër, dhe po punohet për kapjen e tij.”

Kristian Marku, 12 vjeç, banues në lagjen Skenderbeg humbi jetën si pasojë e rënies së soletës së ndërteses, e cila ishte shembur dy ditë më parë, nga vetë pronari i saj, pasi kjo ndërtesë, mbi bazën e një vendimi të marrë nga K.R.T-ja e Bashkise, do të prishej më vonë nga Policia Ndërtimore e Bashkisë Shkodër .

Materialet në ngarkim të shtetasit Zef Vuksani, iu kaluan prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “ Vrasje nga pakujdesia”. /Telegrafi/
 

Exit mobile version