Telegrafi

Ndërtesa me gjashtë kate u shemb vetëm 40 minuta pas evakuimit të banorëve, shkaku i plasaritjeve nëpër mure

Banorët e një ndërtese në Karachi të Pakistanit, kanë mbetur të habitur kur ndërtesa në të cilën u raportua për plasaritje nëpër mure, është shembur brenda një kohe të shkurtër.

Të frikësuar se mund të mbesin brenda, banorët e kanë lëshuar ndërtesën me gjashtë kate, e cila 40 minuta më vonë është shembur në tërësi, transmeton Telegrafi.

Autoritetet janë siguruar që të gjitha borët janë larguar dhe kërkuan që askush të mos afrohet pranë këtij objekti, nga frika se mund t’ju binte sipër.

Në momentin e shembjes, sasi të mëdha pluhuri janë ngritur sipër dhe u shpërndanë më pas nëpër shtëpitë e lagjes.

Inspektorët kishin lejuar të ndërtohej vetëm një kat, por pa leje u ndërtuan edhe pesë të tjera, ndërsa as material që u përdor, nuk duket të ketë qenë i nivelit të duhur. /Telegrafi/