Site icon Telegrafi

Ndërtesa e Xhesika Berberit në New York sulmohet me armë – modelja shqiptare bën rrëfimin prekës duke treguar se ishte fshehur në dollap

Foto: Screenshot/Instagram

Modelja shqiptare, Xhesika Berberi, jeton prej shumë vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjegjësisht në New York.

Ajo së fundmi në InstaStory ka bërë një rrëfim duke treguar se ndërtesa në të cilën banon është sulmuar me armë.

Ylli i famshëm në një video zbuloi se agresori ndodhej akoma në ndërtesë dhe se i është dashur të fshihet në dollap, deri në intervenimin e policisë.

Foto: Screenshot/Instagram

“Po fshihem në dollapin e rrobave pasi dikush ka qëlluar ndërtesën ku unë jetoj dhe ai po fshihet ende në ndërtesë me një armë në dorë. Po dëgjoj shumë helikopterë jashtë. Është shumë e frikshme”, u shpreh ajo.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Xhesika Berberi

Përmes një postimi tjetër të ndarë në Instagram, Berberi tha se tani është mirë dhe e sigurt.

Foto: Screenshot/Instagram

“Jam e sigurt dhe mirë. Policia erdhi të më evakuoj. Faleminderit shumë të gjithëve për dashurinë dhe kujdesin”, vazhdoi bukuroshja.

Xhesika nga ana tjetër po vazhdon të korrë suksese të mëdha në Amerikë, në fushën e saj si modele. /Telegrafi/

Exit mobile version