Telegrafi

Ndërtesa e Qeverisë sonte do të ndriçohet me ngjyrë të kaltër

Me rastin e Ditës Universale të Fëmijëve, Qeveria e Republikës së Kosovës i bashkëngjitet iniciativës globale të UNICEF-it e cila i bënë thirrje të gjitha shteteve të botës që të solidarizohen në përkrahje të të drejtave të fëmijëve duke i ndriçuar ndërtesat ikonike me ngjyrë të kaltër.

Ndërtesa e Qeverise së Kosovës, sonte nga ora 17:00 deri në mesnatë do të ndriçohet me ngjyrë të kaltër.

“Qeveria në takimin e djeshëm me fëmijët është zotuar se do të vendosë fëmijët dhe të drejtat e tyre si prioritetin kryesor në agjendën zhvillimore të saj, për të investuar në asetin me të rëndësishëm – fëmijët e Kosovës, pa dallim”, thuhet në një komunikatë të Zyrës së UNICEF-it në Kosovë. /Telegrafi/