Në prag të Ditës Botërore të Romëve, godina e Qeverisë është ndriçuar me ngjyrat e flamurit rom.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski shkruan se ekzekutivi është vazhdimisht i angazhuar për të avancuar të drejtat e romëve në vend.
“Vizioni ynë i përbashkët, aspiratat dhe përpjekjet tona të përbashkëta janë në drejtim të barazisë dhe drejtësisë për komunitetin rom. Ne vazhdojmë angazhimet strategjike për romët në Republikën e Maqedonisë së Veriut si synime shtetërore për të qenë shembull për të tjerët në rajon”, ka shkruar mes tjerash Kovaçevski.