Telegrafi

Ndërtesa e Qeverisë ndriçohet me fotot e grave që thyen barrierat dhe ndërtuan historinë e vendit në Ditën Ndërkombëtare të Gruas

Dita Ndërkombëtare e Gruas u festua në forma të ndryshme edhe në Kosovë.

Agjencia për Barazi Gjinore ka ndriçuar Ndërtesën e Qeverisë së Kosovës me fotografitë e disa nga gratë e shquara të Kosovës, të cilat ndërruan jetë përgjatë viteve të fundit dhe lanë gjurmë në historinë e vendit.

Në ndërtesën e Qeverisë u vendosen fotografitë e Nexhmije Pagarushës, Leze Qenës, Sazana Çapriqit, Burbuqe Rushitit, Violeta Rexhepagiqit, Burbuqe Berishës, Vjosa Berishës, Arzana Krajës, Alije Vokshit, Edi Shukriut, Esma Mulla, Teuta Tmava, Ardita Sylejmanit, Seniha Spahiut dhe Shahindere Bërlajollit.

ABGJ-së në një postimi në Facebook thanë se ky dedikimi erdhi për festën e 8 Marsit për gratë që thyen barrierat në fushat ku vepruan dhe ndërtuan historinë e vendit tone.

“Dedikim në ditën e 8 Marsi bëhet “në kujtim të grave krijuese, artiste, profesoresha universitare dhe gazetare që thyen barrierat në fushat ku vepruan dhe ndërtuan historinë e vendit tonë me fytyrë gruaje, dhe të cilat nuk jetojnë më”, thuhet në postimin e ABGJ-së në Facebook.