Site icon Telegrafi

Ndërtesa e Parlamentit të Afrikës së Jugut përfshihet nga zjarri, ekipe të shumta të zjarrfikësve alarmohen në Cape Town

Një zjarr i madh ka shpërthyer në ndërtesën e Parlamentit në qytetin Cape Town, të Republikës së Afrikës së Jugut.

Videot e publikuara më poshtë shfaqin re të zeza tymi duke u ngritur në qiell, të përcjella me një zjarr të madh të del nga ndërtesa.

Deri më tani akoma nuk dihet shkaku që mund të ketë çuar deri të ky zjarr, transmeton Telegrafi.

“Është përfshirë kulmi nga zjarri, kurse edhe ndërtesa e Kuvendit po digjet”, tha zëdhënësi i agjencisë për situata të jashtëzakonshme.

“Zjarri akoma nuk është vënë nën kontroll dhe bëhet fjalë për çarje nëpër muret e ndërtesës”, shtoi ai.

Ekipe të shumta të zjarrfikësve janë parë pranë objektit duke bërë të pamundurën që ta lokalizojnë zjarrin – në anën tjetër nuk është raportuar për ndonjë të lënduar. /Telegrafi/

Exit mobile version