Ndërtesa e Ministrisë së Jashtme e RMV-së është ndriçuar dje dhe sot me ngjyrë të kaltër me rastin e përkujtimit të 75-vjetorit të formimit të Aleancës, si dhe mbajtjes së Samitit të NATO-s në Uashington.
“Republika e Maqedonisë së Veriut është një aleat i besueshëm i NATO-s me një kontribut aktiv në forcimin e sigurisë kolektive dhe ruajtjen e stabilitetit transatlantik.
Së bashku me aleatët tanë në Aleancë, ne qëndrojmë të bashkuar në vendosmërinë tonë për të mbrojtur vlerat e përbashkëta demokratike dhe angazhimet për paqe dhe prosperitet të qëndrueshëm”, njoftojnë nga MPJ./Telegrafi/