Ndërtesa e Kongresit Amerikan tashmë është e sigurt dhe se çdo gjë është nën kontroll.
Një polic ka njoftuar se ndërtesa e Capitol Hill të SHBA-së tani është e sigurt dhe është pastruar prej mbështetësve të presidentit amerikan, Donald Trump, raporton cnn.
Përafërsisht 20 njerëz janë parë me duar të lidhur duke u vendosur në pjesën e pasme të një furgoni të Policisë së Capitolit pasi dolën nga ndërtesa e zyrës së Senatit.
Ndërkohë, presidenti aktual, Donald Trump si dhe presidenti në zgjedhje, Joe Biden kanë kërkuar që të qetësohet situata pas kaosit në Kongres.
Ndryshe, Kongresi është mbledhur sot që të legjitimojë fitoren e demokratit në zgjedhjet presidenciale, Biden. /Telegrafi/