Telegrafi

Ndërtesa e çuditshme, për testimin e ashensorëve të së ardhmes (Foto)

Tubi i betonit që është i gjatë 232 metra, do të shfrytëzohet për të testuar ashensorët në mënyrë horizontale dhe vertikale, transmeton Telegrafi.

Këta ashensorë do të lëvizin përmes magneteve – teknikë e quajtur Maglev – në mënyrë të butë dhe të shpejtë, njëjtë sikur ashensorët në filmin “Charlie and the Chocolate Factory”.

Teknologjia e re, do të zëvendësoi teknikën e tanishme, që përdor kabllo dhe çikrik për të ngritur kabinat. /Telegrafi/