Site icon Telegrafi

Ndërtesa e 1.000 dritareve

Ndërtesa nëntë-katëshe, e dizajnuar nga arkitekti japonez Sako Keiichiro, ka afro 1.000 dritare, raporton gazeta “Today Morning”.

Njerëzit të cilët ecin afër ndërtesës në ndërtim e sipër në qytetin Jinhua thonë se i bën tu merren mendtë nëse e shikojnë atë gjatë, sepse është aq e pazakontë.

Një gazetar lokal i ka numëruar 113 dritare në 15 dhoma të katit të nëntë, dhe ka thënë se një dhomë e vetme kishte 21 dritare.

Asnjëra nga dhomat e ndërtesës nuk janë katrore apo kënddrejta, korridoret shtrihen rreth dhe ndërmjet dhomave, dhe secili kat përmban nga një kopsht të vogël.

"Brenda duket si një labirint”, ka thënë një nga ndërtimtarët, i cili shtoi se ky është një nga projektet të cilat i kishte marrë më shumti kohë në karrierën e tij.

Drejtori i ndërtimit, Wei, ka thënë se ajo do të përfundojë këtë vit. Një hotel trekatësh i dizajnit të ngjashëm gjithashtu do të ndërtohet.

Ai ka zbuluar se pagesa e plotë për ndërtesën e zyrave do të kushtojë mbi gjashtë milionë euro: "Vetëm dritaret do të kushtojnë afro 500.000 euro", ka shtuar ai.

Exit mobile version