Është shembur me tritol hoteli 6-katësh në zonën e plazhit në Durrës.
Shpërthimi në fjalë erdhi pas 4 orëve punë të forcave xheniere.
Godina u dëmtua rëndë nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit, ndaj u shemb me shpërthim të kontrolluar.
“Ishte një shpërthim i fuqishëm, para shpërthimit u evakuuan banorët tutje perimetrit të sigurisë”, raporton Top Channel.
Shikojeni videon e plotë. /TCH/