Investitorët e Tesla kanë filluar të pyesin nëse Elon Musk është ende njeriu i duhur për të udhëhequr kompaninë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, me pjesën më të madhe të vëmendjes së Musk të përqendruar në Twitter, pas blerjes së platformës prej 44 miliardë dollarësh në fund të tetorit, dyshimet po rriten rreth aftësisë së tij për të udhëhequr në mënyrë efektive prodhuesin e automjeteve elektrike.
Dhe atij nuk po i ndihmon fakti që ai ka shitur sasi të mëdha të aksioneve të tij personale të Tesla këtë vit, pasi stoku i prodhuesit të makinave ka rënë rreth 61% nga kulmi i tij në fund të vitit të kaluar.
Të mërkurën, Leo Koguan, një nga aksionarët individualë më të mëdhenj të Tesla-s, bëri thirrje për një ndryshim të lidershipit, duke postuar në Twitter: “Elon braktisi Tesla-n dhe Tesla nuk ka CEO që punon. Tesla ka nevojë dhe meriton të ketë CEO me kohë të plotë”.
Leo tha se dikush më i fokusuar në anën operacionale të kompanisë, i ngjashëm me Tim Cook në Apple, duhet të marrë përsipër kompaninë.
Cook u bë CEO i Apple pas vdekjes së bashkëthemeluesit Steve Jobs, i cili ashtu si Musk ishte i fortë në anën vizionare.
Një shqetësim tjetër është se prirja e perceptuar e Musk ndaj besimeve të së djathtës ekstreme në Twitter mund të ndikojë në blerjet e makinave me ata me prirje të majtë që mund të shmangin veturat Tesla.
Ata me siguri do të kenë më shumë opsione, me më shumë prodhues automjetesh që vijnë në hapësirën e Veturave Elektrike.
Në këtë drejtim, S&P Global Mobility parashikoi së fundmi se pjesa e tregut të Tesla-s në SHBA do të bjerë nga 65% këtë vit në nën 20% deri në vitin 2025. /Telegrafi/