Delegatët evropianë u larguan në një forum bashkëpunimi ndërkombëtar të organizuar nga Kina – ndërsa Vladimir Putin pritej të fliste.
Presidenti rus mbërriti në Kinë si i ftuar në një forum të Pekinit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Presidenti kinez Xi Jinping hapi ceremoninë në prani të disa liderëve botërorë dhe më shumë se 1000 delegatëve në Sallën e Madhe të Popullit, në perëndim të Sheshit Tiananmen, dhe ndau skenën me zotin Putin, i cili bëri udhëtimin e rrallë jashtë Rusisë.
Por, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ai u bojkotua nga disa delegatë evropianë, përfshirë ish-kryeministrin francez Jean-Pierre Raffarin, duke nënvizuar ndarjen gjeopolitike në rritje në Evropë dhe Perëndim.
Jean-Pierre Raffarin, représentant de la France au forum des nouvelles routes de la soie à Pékin, quitte la salle avant le discours de Vladimir Poutine. “Pas d’interaction avec les Russes sous quelque forme que ce soit”, avance-t-on côté français. pic.twitter.com/Id5jN9ETAE
— Frédéric Schaeffer (@fr_schaeffer) October 18, 2023
Ndërkohë disa pamje të tjera nga vizita treguan Putin të shoqëruar nga ndihmësit e tij duke mbajtur të ashtuquajturën çantë bërthamore e cila mund të përdoret për të urdhëruar një sulm bërthamor.
I rrethuar nga siguria, Putin u ndoq nga dy oficerë të marinës ruse me uniformë, secili me një çantë – të njohur si Cheget – që mund t’i transmetojë komandës ushtarake qendrore urdhra për lëshimin e sulmeve bërthamore. /Telegrafi/