Një anije luftarake e marinës amerikane lundroi nëpër ngushticën e Tajvanit.
Marina amerikane thotë se një nga shkatërruesit e saj të raketave, USS McCampbell, lundroi nëpër ngushticën e Tajvanit të mërkurën, shkruan VOA.
Ndërkaq muajin e kaluar, një shkatërrues tjetër i raketave të drejtuar, USS Barry, kaloi nëpër ngushticën në dy raste, transmeton Telegrafi.
Në një raport të botuar të martën, SHBA shprehu shqetësimin se Kina po përfiton nga pandemia e coronavirusit për të rritur presionin ushtarak mbi Tajvanin.
Komisioni Shqyrtues Ekonomik dhe i Sigurisë SHBA-Kinë tha: “Me botën e hutuar nga COVID-19, Kina intensifikoi fushatën e saj të shumëfishtë të presionit kundër Tajvanit”.
SHBA tha se avionët ushtarakë kinezë kaluan vijën mesatare të ngushticës së Tajvanit tre herë në muajt e parë të vitit 2020, dhe se transportuesi kinez i avionëve Liaoning lundroi pranë Tajvanit në prill.
Tensionet po rriten midis Kinës dhe Tajvanit, një ishull i vetëqeverisur që Pekini e konsideron një provincë të shkëputur që i përket asaj.
Kina ka kryer ushtrime të shumta detare dhe ajrore afër Tajvanit vitet e fundit. /Telegrafi/