Site icon Telegrafi

Ndërroni kartëmonedhat e letrës prej 10 dhe 50 denarëve me ato të polimerit ose metalike

Nga dita e sotme fillon përdorimi i kartëmonedhave të polimerit të vlerës prej 10 dhe 50 denarëve.

Të njëjtat kartëmonedha që janë të letrës, nuk do të vlejnë më, pra nga sot fillon ndërrimi i tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kohëzgjatja e ndërrimit të tyre është deri më 15 maj të vitit që vjen. Paratë e letrës do të mund të ndërrohen në të gjitha bankat, me paratë e polimerit, ose ato metalike, me të njëjtat vlera.

Vitin e ardhshëm, këto kartëmonedha do të mund të ndërrohen vetëm në Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë (BPRM).

Përndryshe, Maqedonia hyn në grupin e mbi 20 shteteve që zbatojnë përdorimin e parave të polimerit. Në këto shtete bëjnë pjesë edhe Australia, Kanada, Britania e madhe, Rumania, etj./Telegrafi/

Exit mobile version