Site icon Telegrafi

Ndërron qasja ndaj vendimit kontrovers për kompensimin e ish-punëtorëve të Tubave

Ish-punëtorët e Fabrikës së Tubave në Ferizaj nuk pritet të marrin kompensimin për rrogat e papaguara të viteve ’90, ngjashëm sikurse asnjë punëtor shqiptar që asokohe u është nënshtruar përjashtimeve masive nga puna nga regjimi i Beogradit, shkruan sot Koha Ditore.

Pas ndryshimit të përbërjes së Qeverisë ka ndryshuar edhe qasja ndaj kërkesave të ish-punëtorëve të kësaj fabrike.

Bordi i AKP-së, në mbledhjen e parë më 30 dhjetor, ka marrë vendim për bartjen e mbi 60 milionë eurove nga fondet tepricë në buxhetin e Republikës së Kosovës.

Këtë e ka bërë pavarësisht vendimit të Qeverisë së kaluar, e cila hiqte dorë nga këto fonde për t’iu mundësuar AKP-së të paguante punëtorët e Fabrikës së Tubave.

Agjencia Kosovare e Privatizimit dhe Qeveria e Kosovës nuk janë përgjigjur rreth rastit të Fabrikës së Tubave. /Telegrafi/

Exit mobile version