Site icon Telegrafi

Ndërron jetë Zoran Stefanovski, ish-kryetari i Këshillit për Radiodifuzion

Zoran Stefanovski (1963), përgjegjës për monitorimin e mediave në sektorin për marrëdhënie me publikun në qeveri, ka humbur jetën në aksident komunikacioni që ka ndodhur mesnatën e sotme në Shkup.

Deri te aksidenti ka ardhur kur Stefanovski me automobilin e tij “Reno Megan” duke lëvizur në bulevardin Nikolla Karev ka dalë nga rruga dhe e ka goditur një billbord reklamash, ku menjëherë është dërguar në spitalin “Shën Naumi i Ohrit”, ku edhe është konstatuar vdekja e tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zoran Stefanovski prej vitit 2007 deri 2012 ishte kryetari i Këshillit për Radiodifuzion, ndërsa nën udhëheqjen e tij ndodhi edhe mbyllja e televizionit A1./Telegrafi/

Exit mobile version