Telegrafi

Ndërron jetë vëllai i Smajl Latifit, i prekur me COVID-19

Vëllai i kryetarit të Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i cili ka qenë i infektuar me COVID-19, ka ndërruar jetë.

Lajmin për vdekjen e vëllait të kryetarit të Rahovecit, Ademit, e ka bërë të ditur deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj, i cili përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se veç lajme të hidhura po merr.

Postimi i plpotë i Nitajt:

Veç lajme të hidhura po marrim. Sapo më njoftoi Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, që i paska nderru jete vellai i madh, Ademi. Ka qene i prekur me covid 19.

Jam pjese e dhimbjes dhe e merzise se tyre!

Kolegut Smajl Latifi, Familjes dhe miqeve, ngushellime!