Site icon Telegrafi

Ndërron jetë themeluesi i kompanisë Binni, Behxhet Fazliu

Në moshën 74 vjeçare ka ndërruar jetë themeluesi i kompanisë Binni, Behxhet Fazliu.

Binni është një ndër kompanitë e para të Kosovës në fushën e shërbimeve dhe prodhimeve të dyerve, dritareve dhe produkteve të tjera në fushën e mobilierisë, që nga viti 1989.

Binni është themeluar si biznes, në vazhdim të traditës familjare. Kjo traditë është e bazuar në traditën më të mirë shqiptare të përpunimit të drurit dhe mobilierisë, duke avancuar praktikat prodhuese dhe biznesore në gërshetim me praktikat më të mira ndërkombëtare në këtë drejtim.

Historia e Binni është një histori suksesi dhe zhvillimi në shërbim të të gjithë adhuruesve të ambienteve komode, realizimit të ideve kreative dhe stërhollimit të shijes.

Themeluesi i Binni na e la trashëgim përjetësisht kompaninë. /Telegrafi/

Exit mobile version