Telegrafi

Ndërron jetë shkrimtari dhe skenaristi Neil Simon

Neil Simon (Foto Getty Images)

Shkrimtari i njohur i teatrit dhe skenaristi, Neil Simon, ka ndërruar jetë në moshë 91-vjeçare.

Ai konsiderohet si njëri prej shkrimtarëve më të mirë në histori Broadwayt, ndërsa është fitues i shumë çmimeve të rëndësishme.

Neil Simon (Foto Getty Images)

Gjatë karrierës, Simon ka shkruar më shumë se 30 shfaqje dhe është konsideruar si mjeshtër i komedisë.

Njëherësh, ai i ka shkruar skenarët e po aq filmave, shumica prej të cilëve kanë qenë adaptime të shfaqjeve të tij teatrale.

Shfaqjet e tij kanë marrë 17 nominime për çmimin Tony.

Neil Simon (Foto Getty Images)

Në vitin 1991, Simon e fitoi çmimin Pulitzer, ndërsa i ka fituar tri çmime Tony, një çmim për arritje të veçanta, si edhe çmimin ‘Mark Twain’ për humor.

“The Odd Couple”, “Bosefoot in the Park”, “Sweet Charity”, “The Sunshine Boys”, “Brighton Memoirs” e “Biloxi Blues” – janë veprat që e shënojnë karrierën e Simon. /Telegrafi/