Telegrafi

Ndërron jetë shefi kundër krimeve, Musa Skura

Musa Skura u plagos mbrëmjen e 13 janarit gjatë një operacioni për arrestimin e anëtarëve të një bande kriminale. Në aksion e sipër, disa persona kanë shkëmbyer zjarr me efektivat blu. Për pasojë 57-vjeçari Musa Skura u plagos me një plumb në gjoks dhe dy të tjerë në trup, njofton Shekulli.

Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën nacionale Burrel-Klos, në afërsi të fshatit Suç të rrethit të Matit. Pak orë pas ngjarjes, forcat policore arrestuan Allën, si dhe Vilson Milkurtin, si autorë të tentativës për vrasje.

Shefi i seksionit të krimeve u dërgua me helikopter në Spitalin Ushtarak të Tiranës, në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai iu nënshtrua një operacioni që zgjati rreth 6 orë dhe më pas u transportua në spitalin e Foxhias në Itali me një avion të posaçëm për mjekim më të specializuar.

Fatkeqësisht Skura nuk ka arritur t’i mbijetoj plagëve të rënda, dhe nderoi jetë mbrëmë, bëjnë të ditur familjarët. /Telegrafi/