Telegrafi

Ndërron jetë sekretari i përgjithshëm i FIBA-s, Patrick Baumann

Në deklaratën e publikuar nga FIBA, thuhet se Patrick Bauman i cili gjendej në kryeqytetin e Argjentinës, për Lojërat Olimpike për të Rinj 2018, ka ndërruar jetë si pasojë e sulmit në zemër.

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Ndërkombëtare të Basketbollit (FIBA), Patrick Baumann ka ndërruar jetë në moshën 51 vjeçare.

FIFA ka publikuar një deklaratë që tregon shkakun e vdekjes së sekretarit Baumbann.

Aty thuhet se Bauman, i cili gjendej në kryeqytetin e Argjentinës, Buenos Aires, për Lojërat Olimpike për të Rinj 2018, ka ndërruar jetë si pasojë e sulmit në zemër.

 

Baumann, i cili është në mesin e anëtarëve të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), që nga viti 2002 ishte në detyrë si sekretari i përgjithshëm i FIBA-s.

Kjo vdekje e tij ka shokuar gjithë spekrit sportdashës e në veçanti njerëzit e basketbollit.