Reperi Prodigy i grupit “Mobb Deep” ka vdekur të martën në moshë 42 vjeçare.
MC i njohur është gjetur pa vetëdije në Las Vegas dhe derisa shkaktari i vdekjes mbetet i paqartë, zëdhënësi i grupit ka publikuar një deklaratë për media duke e konfirmuar vdekjen.
Ai ka bërë të ditur se Prodigy ishte hospitalizuar para disa ditësh në Vegas, pas komplikimeve nga anemia.
Reperi e ka pasur këtë sëmundje që nga fëmijëria, ndërsa akoma nuk është caktuar shkaku i saktë i vdekjes.
Grupi “Mobb Deep” përbëhej nga dyshja Prodigy dhe Havoc, të cilët kanë qenë shumë të suksesshëm në vitet e nëntëdhjeta. /Telegrafi/