Dita e sotme ka nisur me një lajm të trishtë për kinematografinë dhe artin shqiptar.
Regjisori i njohur Muharrem Fejzo ka ndërruar jetë në moshën 87 vjeçare nga COVID-19.
Lajmin e trishtë e ka dhënë djali i tij, Joe Fejzo me anë të një postimi në rrjete sociale.
“Lamtumirë babo. Pusho në paqe në krahët e të madhit Zot, e të gjithë të dashurve atje sipër. Më fal që nuk të përkëdhela dot, e stë dhashë dot një got uje, nuk mertiton një ikje të tillë. Artisti ynë. Miku ynë. Babai i përgjëruar. Bashkëshorti i jetës”, shkruan ai.
Muharrem Fejzo kreu Liceun Artistik për skulpturë në 1954-ën. Fillimisht nisi punë si skenograf në operetat “Rusalka”, “Nusja e shitur”, shkruan shqiptarja.com.
Ka realizuar disa buste në Shqipëri, si atë të “Zonjës Çure” etj.
Më 1966 diplomohet për aktor dhe më tek si regjisor në Institutin e Lartë të Arteve.
Ka bërë regjinë e filmave më të rëndësishëm në kinematografinë tonë, si “Mësonjtrotja”, “Muri i gjallë”, “Operacion zjarri”, “Pranverë e hidhur”, “Mëngjese të reja”.
Ai mbante titullin “Naim Frashëri” dhe “Mjeshtër i madh”.