Është ndarë nga jeta rapsodi i njohur Ibrahim Sefë Mleçani.
Ai ka vdekur sot, pas një sëmundje të shkurtër.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur vet familjarët përmes rrjeteve sociale.
Rapsodi i njohur do të përcjellet nesër (e premte) për në banesën e fundit.
Varrimi i tij do të bëhet në orën 14:00, në fshatin Mleqan. /Telegrafi/