R.XH. (55) nga Shkupi, i punësuar në firmën “VAM Inzhinering” DOOEL, gjatë rregullimit të punëve në rrugën “Mirçe Orovçanec” në banesë, ka rënë dhe ka vdekur në atë vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç lajmëroi MPB, ngjarja e dhimbshme ndodhi dje pasdite.
Në vendin e ngjarjes ndodhi ekipi nga SPB – Shkup, ndërsa me urdhër të Prokurorit Publik, trupi jepet për autopsi./Telegrafi/